Një lajm jo i mirë vjen nga kampi i “selecaos”. Neymar, ylli i kombëtares së Brazilit ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Argjentinës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Brazil, që tashmë e ka siguruar kualifikimin për në finalet e botërorit “Katar 2020”, në të gdhirë të mëngjesit të nesërm, duke nisur nga ora 00:30 me orën europiane, do të luajë në transfertë ndaj Argjentinës së Leo Messit, që me gjasa edhe ajo është në prag të kualifikimit.
Këtë supersfidë të zonës së Amerikës së Jugut (CONMEBOL), Brazili do jetë pa Neymarin, që ka pësuar lëndim muskulor. Neymar pritet të kthehet në Paris të mërkurën, pasi dëshiron që të jetë gati për ndeshjen ndaj Nantes dhe të mos humbasë përballjen kundër Manchester Cityt në Champions League.
Kombëtarja e “selecaos” në komunikatën për shtyp shkruante se Neymar ka probleme muskulore dhe që testimet e tjera do t’i bëjë kur të rikthehet në Paris.