Pas dy golave radhazi të shënuara ndaj Hungarisë, Armando Broja fatkeqësisht për ne nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës në ndeshjen vendimtare ndaj Polonisë. Por, sulmuesi “Kuqezi” vijon të gëzojë formën e shkëlqyer dhe në Premier League ka gjetur golin e parë.
I huazuar nga Chelsea te Southampton, Broja shënoi në ndeshjen ndaj Leeds në minutën e 53, pas një asisti të marrë nga Redmon.
Aksioni lindi nga një kundërsulm perfekt, që Armando Broja e ndoqi deri në zonën kundërshtare.