Yuri Kim del shëtitje nga Liqeni Artificial për Ditën e Verës, vendos byzylykun tradicional

0

Ambasadorja Yuri Kim ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Ditës së Verës.

Ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, nga shëtitja që ka bërë përgjatë Liqenit Artificial në Tiranë.

Yuri Kim ka shkruar se është shumë bukur të bashkohesh me njerëzit në këtë ditë të veçantë.

Ambasadorja ka vendosur edhe byzylykun me ngjyrë të bardhë e të kuq, e cila është traditë për Ditën e Verës.

“Gëzuar Ditën e Verës! Sa e bukur të bashkohesh me njerëzit në mikpritjen e shenjave të para të Pranverës në Shqipëri”,- shkruan Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu