Thanas Meksi, historiani i vjetër i qytetit të Elbasanit flet për kuptimin e Ditës së Verës

0

Thanas Meksi specialist i kulturës së qytetit të Elbasanit, shkrimtar, etnograf e publicist në një intervistë për InfoWeb Tv ka folur rreth Ditës së Verës.

Sipas zotit Meksi Dita e Verës është një festë e veçantë, e cila zor se gjindet në ndonjë qytet tjetër të botës përveç Elbasanit.

Elbasani është qyteti ku festa ndjehet dhe përjetohet më së shumti. Ballokumja është ëmbëlsira kryesore e Ditës së Verës, e cila është përhapur në të gjithë Shqipërinë por receta e saktë qëndron në këtë qytet.

Zoti Meksi thekson se zakonet e traditat e Ditës së Verës kanë filluar të zbehen pak, duke përfshirë këtu edhe pandeminë Covid e cila është bërë shkak për ndalimin e grumbullimeve të njerëzve për plot 2 vite rradhazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu