Yuri Kim “godet” Tom Doshin

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për Euronews Albania mbi dorëheqjen e Tom Doshit për t’u zgjedhur deputet.

Gazetarja Ilva Tare pyeti znj. Kim se si do ta komentonte këtë dorëheqje, ajo tha se SHBA nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi sa i takon deklaratave mëparshme.

“Për cilin po flisni ju lutem? Ne respekt të vendimeve të SHBA ne e kemi të qartë, kemi qenë konsistentë dhe nuk ka asnjë ndryshim në pozitën tonë”, tha ajo.

Kryediplomatja ka bërë thirrje publike që para zgjedhjeve që Tom Doshi të mos kandidonte në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryetari i PSD-së është shpallur person “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj për këtë fakt, znj. Kim ka kërkuar që Tom Doshi të mos jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu