Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj deklaratës së përsëritur së Yuri Kim, se askujt nuk i është hequr ‘non grata’ nga SHBA-të.
Berisha tha se kjo është ndërhyrje e pastër në prag të zgjedhjeve të brendshme për kryetarin e PD-së.
“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës, në prag të garës së tij për kreun e PD. I bëj thirrje qeverisë së Biden, që të mos lejojë përfaqësuesen e tij që të ndërhyjë në punët e brendshme të partive në Shqipëri”, tha Berisha.