Zaimina Vasjari emërohet specialiste e Ujësjellës Kanalizimeve

0

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Gazeta Shqip ka siguruar dokumentin ku vihet re se këngëtarja është emëruar në këtë detyrë që nga data 10 qershor i këtij viti. Gjithashtu shihet se ky vendim mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

Nga ana tjetër kujtojmë se Zaimina është diplomuar në degën e Arkitekturës, është këngëtare dhe mban titullin e “Miss Shqipëria 2002”. Por tashmë që nga data 10 qershor në CV-në e saj është shtuar edhe një punë tjetër.

Tani Vasjari ka marrë përsipër që të zgjidhë edhe hallet e komunitetit të Shijakut për ujin e pijshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu