Zajmina nuk “kursehet”, prezanton për herë të parë portretin e djalit të vogël (FOTO)

0

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të dytë rreth një muaji më parë. Modelja solli në jetë djalin e saj të cilin e pagëzoi me emrin Kamar.

Zaimina ka publikuar ditën e sotme disa foto teksa ka pozuar me djalin e saj duke e mbajtur në krahë. Kjo është hera e parë që artistja zbulon fytyrën e Kamarit.

Ai sot bën një muaj dhe modelja ka realizuar një set fotografik teksa krahas fotove të postuar në rrjetet sociale ka shkruar: “Gëzuar muajin e parë baby Kamar”.

Vasjari ka marrë urime të shumta nga ndjekësit apo miqtë e saj.

Vetëm pak muaj më parë, Zajmina publikoi fotot me barkun e rrumbullakosur, ku zbuloi edhe faktin se këtë herë familja do të bëhej me djalë. E tashmë Chloe është bërë me një vëlla të vogël.