Zakharova paralajmëron Izraelin të mos dërgojë armë në Ukrainë

0

Rusia paralajmëroi sot Izraelin që të mos furnizojë me armë Ukrainën, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai “po shqyrtonte çështjen”.

“Kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve (në Ukrainë) , ne nuk i renditim vendet sipas gjeografisë. Ne po themi se të gjitha vendet që dërgojnë armë duhet të kuptojnë se ne do t’i konsiderojmë (këto armë) si objektiva legjitime për forcat e armatosura ruse,” tha përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të RusisëMaria Zakharova , duke iu referuar çështjes së mundësisë së dërgesave izraelite të armëve.

Që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë shkurtin e kaluar, Izraeli është përpjekur të qëndrojë neutral në atë konflikt, për shembull duke mos i furnizuar me armë Kievit, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Izraeli kishte pretenduar gjithashtu marrëdhënie të privilegjuara me Moskën , pasi shteti hebre ka më shumë se një milion qytetarë me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe Rusia ka trupa në vendin fqinj të Izraelit, Siri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu