Jo gjithmonë trajtimet e shtrenjtat të flokëve ju ndihmojnë t’i mbani ato të shëndetshme. Flokët mund të dëmtohen nga zakonet tuaja të këqija, të cilat ju nuk i dini.
Vishni rroba me material leshi:
Veshjet e leshta ju mbajnë ngrohtë në mot të ftohtë, por ky material mund të dëmtojë flokët tuaj. Leshi elektrizon flokët duke i bërë të kapen pas saj, gjë që përfundimisht çon në këputje të flokëve.
Hani shumë ton:
Megjithëse toni është një burim i shkëlqyer i shumë elementëve, ai gjithashtu përmban nivelet e larta merkuri. Ky metal i rëndë toksik mund të shkaktojë disa probleme serioze të shëndetit. Ekspertët mjekësore rekomandojnë të hani ton në mënyrë të moderuar. Konsumi i tepërt i mërkurit lidhet dhe me rënien e flokëve.
Përdorni peshqir dhe tharëse për të tharë flokët:
Përdorimi i rregullt i një tharëseje flokësh gjithashtu mund të ndikojë në brishtësinë e flokëve. Për t’i tharë në mënyrë korrekte mbajeni tharësen jo shumë afër flokëve.
Po përdorni lidhëse llastiku
Lidhëset e ngushtat të flokëve mund të shkaktojnë dëme afatgjata në loket tuaj, pasi ushtrohet presion i lartë në to. Mundohuni të zgjidhni lidhëse që nuk i ngushtojnë shumë flokët.
Aplikoni balsamin deri në rrënjë të flokëve:
Balsami është një domosdoshmëri për t’i mbajtur flokët tuaj të butë dhe të ushqyer, por mund të ketë efekt të kundërt nëse nuk e përdorni siç duhet. Nëse e vendosni atë në rrënjë, mund t’i bëjë flokët të duken të yndyrshme. Për t’i mbajtur flokët tuaja të buta dhe me shkëlqim, aplikojeni balsamin në gjatësitë dhe majat e flokëve.
Po përdorni shpesh shampo të thatë:
Shampoja e thatë është ideal kur ju doni të dukeni bukur, edhe pse nuk keni patur kohë për të larë flokët. Por, përdorimi i tij shumë shpesh, mund të bëjë që koka t’ju kruhet dhe të jetë e thatë. Gjithashtu parandalon rritjen e qimeve të reja. Meqenëse shampoja e thatë në të vërtetë nuk i pastron flokët tuaj, mund të çojë përfundimisht në zbokth.
Vendosni syzet e diellit në kokë
Vendosja e syzeve të diellit në kokë mund t’ju ndihmojë që të mos i humbisni ato, por nëse e bëni këtë gjë rregullisht, flokët tuaja do të hollohen. Shtrëngimi i syzeve mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës dhe ngadalëson rritjen e flokëve. Nëse jeni alergjik ndaj metaleve të syzeve, kjo gjithashtu mund të çojë në rrallimin e flokëve.