Zarfi i kuq, Olta: Ja kë do çoj në nominim?

0

Si fituese e garës së djeshme, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq për Oltën.

Olta, Kristi dhe Maestro po spekulojnë se çfarë mund të ketë përmbajtja e zarfit.

Kristi shprehet se përmbajtja e zarfit të kuq, i jep Oltës një avantazh shumë të madh për lojën. Maestro i tha asaj të “këpusë perin” atje ku duhet.

Zarfi i kuq për Oltën, Efi reagon e nervozuar: Kam ngel pa fjalë
Olta shprehet se nëse përmbajtja e zarfit të kuq do të jetë si e dy zarfave të mëparshëm, ajo do të fusë Kristin në një nominim 3-sh.

Kështu ajo nuk do të përdor Luizin si lojtar të fortë, për të larguar atë që ajo do, por Kristin.

Sipas saj në këtë mënyrë, Kristi fiton më shumë fuqi.