Rrëzohet në banesë dhe pëson dëmtime të rënda në kokë, ndërron jetë në ambulancë rrugës për në spital 50-vjeçari

0

Rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq.

Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu