Zayn Malik lëshon deklarata kritikuese ndaj Akademisë “Grammy”

0

Malik përmes një statusi në Twitter ka thënë se kjo akademi nuk të merr parasysh dhe nuk të nominon nëse “nuk shtrëngon duart dhe nuk dërgon dhurata”.

“Derisa nuk shtrëngon duart dhe nuk u dërgon dhurata, nuk vjen në konsideratë ndonjë nominim. Vitin e ardhshëm do t’ju dërgojë një shportë me ëmbëlsira”, ka shkruar Malik.

Zayn nuk është nominuar për “Grammy 2021” ngjarje kjo e cila do të mbahet këtë të dielë.

Këngëtari 28 vjeçar nuk është nominuar asnjëherë deri tani për ndonjë “Grammy”, madje as sa ka qenë pjesë e grupit “One Direction”.

Malik e ka publikuar albumin e tij të parë solo “Mind of Mine” në vitin 2016, ndërkaq albumi i tij i fundit është “Icarus Falls” i publikuar në vitin 2018.

Për dallim nga ai, ish-anëtari tjetër i “One Direction” Harry Styles është nominuar në tri kategori “Grammy 2021” duke përfshirë edhe atë për “Best Pop Vocal Album”.

Kujtojmë se mos-nominimin e tij për asnjë kategori në “Grammy” e ka kritikuar muaj më parë edhe këngëtari tjetër shumë i famshëm, The Weeknd.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu