Zbardhen çiftet e ndeshjeve për Copa Del Rey, shorti nuk tregohet “zemërgjerë’ me Barcelonën

0

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën e 1/8-ve në Copa del Rey, në Spanjë.

Përballje e vështirë për Barcelonën, që sfidon Athletic Bilbaon, në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin për më tej.

Në short nuk ka pasur fat as Atletico Madrid, që do të përballet me Real Sociedad, skuadër kjo e cila këtë sezon ka treguar formë shumë të mirë.

Real Madrid përballet me Elche, një sfidë e lehtë për të besuarit e Ancelotti, që duket se nuk do e kenë të vështirë për të kaluar më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu