Zbardhen detaje të reja për vrasjen 41-vjeçarit në Kuçovë? Debatuan për…

0

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi para pak orësh në qytetin e Beratit. Mësohet se në oborrin e një lokali në fshatin Goraj, shtetasi Vangjel Polovina 44-vjeç ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov shtetasin Ajet Guneli 41-vjeç. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi shtetasi Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.Sakaq polica ka arrestuar 44-vjeçarin dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu