Zbardhen emrat e katër kandidatëve për të “rrëmbyer” karrigen e Kryetarit të Partisë Demokratike

0

Janë zbardhur emrat e katër kandidateve për të marrë karrigen e Kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit.

Burime për Fax Neës bëjnë me dije se katër emrat ‘e panjohur’ janë: Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Sicc ka raportuar dhe më parë Fax Neës, në garë për kreun e PD-së ishin 9 persona, 5 prej të cilëve emra të njohur për publikun.

Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezaj dhe Edit Harxhi ishin emrat që diheshin deri më tani, ndërsa sot u mësuan dhe 4 emrat e tjerë.

Ditën e sotme, Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur për të miratuar kandidaturat në kuadër të zgejdhjeve të 13 qershorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu