VLORË- Kryeministri Edi Rama trazoi ujërat me vizitën e tij një ditë më parë në bashkinë e Vlorës, ku kërkoi dorëheqjen dhe shkarkimet e drejtorëve të institucionit.
Pas ultimatumit të kreut të qeverisë, të gjithë drejtorët e bashkisë kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut, Ermal Dredha. Ndërkohë janë zbardhur emrat e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës që kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e tyre.
EMRAT:
1-Zambak Selmanaj – drejtor i infrastrukturës dhe urbanistikes
2-Olsi Durrolli – drejtor i përgjithshëm i ekonomisë
3- Dorjan Demiri- drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali- drejtor i financave
5- Jovan Jaupaj – drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena – drejtore e turizmit
7-Dorjan Xhelili – drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj – drejtor i pastrimit
9-Endri Rrokaj – drejtor i gjelbërimit
10-Anila Hitaj – drejtor e shtëpisë së foshnjës
11-Irena Stasa – drejtore e shërbimeve sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova – drejtor e shtëpisë për personat me probleme mendore
13-Lorela Ballaj – drejtore e shtëpisë se fëmijëve me aftësi te veçanta
14-Sokol Kananaj – drejtor i tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi – drejtor i emergjencave civile
16-Sokol Toto- drejtor teatri P. Marko
17-Genci Demiraj – drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja – drejtore e burimeve njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr – drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr – drejtor i polic bashkiake
21- Elona Merkaj – drejtore e pallatit të sportit
Largimet e tyre erdhën pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me stafin e institucionit dhe deputetët e zgjedhur të qarkut. Fokusi i diskutimeve në mbledhje ishin problematikat e qytetit, ku raportohet se Rama ka shprehur kritikat e tij mbi menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve. Ai ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, dhe largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Jashtë kritikave nuk kanë ngelur edhe deputetët e qarkut, të cilat janë kritikuar për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.