Zbardhen përgjimet e plota të 21-janarit: Të kërkon ministri në radio. Gati për zjarr “ta-ta-ta”

0

TIRANË- Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar sot për herë të parë materiale të reja që nuk janë zbardhur deri më tani që zbardhin të plotë se çfarë ka ndodhur në momentin kur u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Biseda është mes kreut të Gardës në atë kohë Ndrea Prendi dhe zëvendësit të gardës Artan Hoxha, ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Madje kodi është “gati për zjarr ta-ta-ta”, ndërsa në një moment të dytë në radio flet edhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha. Por gazetari ka zgjedhur që të mos i publikojë fjalët e tij.

PËRGJIMET E PLOTA TË DITËS SË 21 JANARIT:

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr
Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajë. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat
Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?
260 i Luanit: Ju dëgjoj
I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?
202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.
Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.
Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem
I panjohur: 260 e Luanit?
I panjohur: Luani 3

Më 21 janar 2011, opozita e asaj kohe (PS), lajmëroi protestë pas skandalit me videon Ilir Meta- Dritan Prifti, ku flitej për “7%” e një koncesioni. Teksa po protestohej para Kryeministrisë, për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu