Zbardhen të dhënat e TIMS për Arjan Ndojin, si udhëtoi prokurori me persona të skeduar, me kë drekoi pak para atentatit (Vendimi i KPK)

0

Përveç lidhjeve me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, dhe politikanë të tjerë të pushtetit vendorë, dhe lidhjeve me persona të botës së krimit, në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,  zbardhen edhe të dhënat e sistemit TIMS për hyrje-daljet e prokurorit Arjan Ndoji nga territori i Shqipërisë.

Nga të dhënat e TIMS, rezulton se prokurori Ndoji ka udhëtuar disa herë jashtë kufijve të Shqipërisë me persona me precedentë kriminalë.

Në vendimin e KPK, thuhet mes të tjerash se para atentatit me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit, prokurori Ndoji ka qenë duke drektuar me disa persona dhe me shtetasin Enver Shaba, ku me këtë të fundit ka udhëtuar edhe jashtë vendit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Pjesë nga vendimi i KPK:
1. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezultoi se ky shtetas ka gjeneralitetet E. Z. Sh., i datëlindjes 29.1.1968, gjithashtu, në lidhje me këtë shtetas, referohen të dhëna për disa procedime penale në periudhën 2010 – 2014, si dhe në vitin 2019. Ky shtetas ka udhëtuar me subjektin: (i) me automjetin me targa ***, dalje më 22.08.2015, hyrje më 23. 8.2015; (ii) me automjetin me targa ***, dalje më 27.1.2013, hyrje më 27.1.2013.

– Nga aktet procedurale të administruara nga ana e SPAK, subjekti Arian Ndoja dhe persona të tjerë kanë qenë duke drekuar para sulmit me z. E. Sh.

 

 

2. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar, ndër të tjerash, edhe me automjetin me targa ***, në vitin 2013. Nga verifikimi në sistemin e AMF-së, ky automjet rezultoi në pronësi të shtetasit V. K., i datëlindjes 25.5.1970 (ka dhe ditëlindjen 30.5.1978) dhe përdorues vëllai i tij, B. K., i datëlindjes 22.3.1975.
– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit, subjekti ka deklaruar se automjeti me targa **** është në pronësi të shtetasit B. K., duke deklaruar se është njohje e tij që në vitin 2005, me të cilin ka lidhje dhe shoqëri familjare.

3. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, ky shtetas ka gjeneralitetet D. A. B./P., i datëlindjes 18.9.1983, vendlindja Sh***, Durrës. Po kështu, rezulton që subjekti të ketë përdorur shumë herë nga viti 2014 – 2018, automjetet me targa *** dhe ***, të cilat sipas sistemit AMF-së janë në pronësi të shtetasit D. B./P. Ndërkohë që për këtë shtetas referohet se është proceduar në gjendje të lirë dy herë në vitin 2012 dhe një herë në vitin 2010.
– I pyetur gjatë procesit të rivlerësimit për marrëdhënien me këtë shtetas subjekti ka deklaruar se ka njohje për shkak të shërbimeve që ofron në servisin e makinave “***”, ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Më tej, ka deklaruar se dy automjetet e mësipërme kanë qenë në pronësi të shtetasit D. B. P. dhe bëhet fjalë për të njëjtin mjet.

4. Nga verifikimi i të dhënave të hyrje-daljeve në sistemin TIMS, rezulton se shtetasi M. K. V. ka udhëtuar disa herë më subjektin e rivlerësimit Arian Ndoja, me automjetet me targat ***, *** (të dyja në pronësi të shtetasit D. B. P.), *** (në pronësi të subjektit) dhe automjetin me targa ***, përkatësisht në vitet 2013, 2015 dhe 2017.
– Në lidhje me shtetasin E. V. rezulton materiali procedural nr. ***, datë 7.4.2014, për veprën penale “pushtim i tokës”, për të cilin me vendimin e datës 2.6.2014, prokurorja P. P. ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, si dhe procedimi penal nr. ***, datë 3.6.2019, dërguar gjykatës me kërkesë për pushim për veprën penale “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dërgim në gjyq për veprën penale “ndotje e ajrit”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu