Hapja e ambasadës shqiptare në Kive, Ukrianë mësohet se ka qenë pjesë e diskutimit që kryeministri Edi Rama ka pasur me presidentin, Volodymyr Zelensky.
Bëhet me dije se Rama dhe Zelensky kanë folur më herët edhe për një ndihmë humanitare dhe ushtarake që vendi ynë pritet t’ia ofrojë Ukrainës, kjo pasi Kievi po përballet prej muajit shkurt të vitit 2022 nga sulmet ruse.
Biseda është mbajtur ditën e djeshme në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.