Zbardhet dëshmia e mjekëve mbi vdekjen e 30-vjeçares në maternitetin e Fierit

0

Pas kallëzimit penal të familjarëve të Elisabeta Lamajt, është zbardhur dëshmia e mjekëve të marrë në hetim. Burime për ‘infowetv’ bëjnë me dije se mjekët kanë deklaruar se 30-vjecarja ka humbur jetën si pasojë e atakut të miokardit.

Ndërkohë në rezultatin e atuopsisë gjithashtu ka rezultuar se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e atakut të miokardit.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja e 30-vjeçare është bërë publike këtë të hënë, ndërsa Elisabeta Lamaj kishte ndërruar jetë ditën e shtunë. Lamaj solli në jetë vajzën e dytë me operacion dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në maternitetin e Fierit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu