Zbardhet grabitja 50 mijë euro në Sarandë(PAMJE)

0

Policia e Sarandës ka zbardhur detaje të reja për vjedhjen e ndodhur në Ksamil, ku dy persona kanë arritur të marrin 50 mijë euro. Grabitja rezulton se është orkestruar nga vëllai i pronarit të vilës.

Zbardhen pamjet e vjedhjes së 50 mijë eurove në një vilë në Ksamil, për të cilën akuzohen 3 shqiptarë na Kosova dhe një banor i zonës.

Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik, ku nga pamjet filmike të regjistruara evidentohet se rreth orës 01.00 në verandën e banesës afrohen dy persona, të cilët ishin të gjatë rreth 178 cm me trup të rregullt dhe të veshur me rroba të zeza.


Në kokë të dy personat mbanin kapele dhe në fytyrë mbanin nga një maskë si ato të anti–Covid dhe duart i kishin të veshura me doreza dhe njëri nga personat mbante në dorë një copë druri të gjatë rreth 1 metër dhe me drurin filloi të ngrejë kamerat e banesës me qëllim për të prishur fushëpamjen e tyre.

Për këtë vjedhje, policia ka ngritur dyshimet ndaj kosovarëve Getoarb Mulliqi, Nderim Curri dhe Hilë Memehaj, të cilët dyshohet se nën udhëzimet e Vangjel Pellës nga Ksamili, kanë arritur të marrin 50 mijë euro.

Sipas dosjes hetimore, vjedhja është orkestruar nga Vangjel Pella, i cili ka kontaktuar me Hilë Memehaj, i cili kishte ardhur nga Kosova dhe kërkonte punë. Pella i ka thënë se në shtëpinë e vëllait të tij jeton një familje me qira, e cila ka shumë para.

Më pas, Memehaj ka kontaktuar dy miqtë e tij, Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri, të cilët ndodheshin në Kosovë dhe kanë udhëtuar drejt Sarandës për të kryer vjedhjen. Sipas dëshmisë së Memehajt në polici, vjedhjen e kanë kryer dy shokët e tij dhe lekët janë lënë te Pella.

Sipas të dhënave hetimore, Mulliqi rezulton me precedentë penalë dhe në Kosovë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu