Mbrëmjen e sotme u njoftua se në “Kthesën e Kamzës”, ka pasur një tentativë për grabitje në një karburant.
Policia e ka mohuar këtë lajm, por mësohet se ka qenë një telefonatë në sallën operative, për dy persona të dyshimtë që janë afruar pranë karburantit.
Më pas një grup efektivësh kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë marrë në pyetje rojet dhe 3 punonjësit e karburantit, të cilët më pas kanë sqaruar se telefonata është bërë pasi kanë parë dy persona të dyshimtë që janë shfaqur pranë kësaj pike.