Zbardhet ngjarja me 5 të plagosur në Laç. Arrestohen dy të rinj

0

Laç, 3 maj 2025 – Dy të rinj janë vënë në pranga pas një konflikti të armatosur që ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku mbetën të plagosur pesë shtetas.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 13:27 dhe nisi për shkak të një aksidenti rrugor me dëme të vogla materiale, por degradoi në përleshje me armë zjarri. Autorët përdorën dy pistoleta dhe një përforcues grushti gjatë përplasjes.

Falë këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, policia bëri të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë sekuestruar dy armë zjarri, një armë e ftohtë dhe dy automjete të përfshira në konflikt, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Në përfundim të veprimeve të para, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Gj., 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe K. N., 28 vjeç. Të dy akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.”

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.