Prokuroria e Fierit ka reaguar zyrtarisht mbi ngjarjen e rëndë që u raportua dje në Lushnje, ku dy prindër akuzohen se kanë bërë video me natyrë pornografike me fëmijën e tyre 2-vjeçar, dhe më pas materialet i postonin në Tik Tok. Në njoftimin e prokurorisë, ku konfirmohet arrestimi i të dy prindërve, thuhet se mbi nënën rëndon akuza e rëndë e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur, ndërsa mbi babanë ajo e kryerjes së veprave të trupshme, dhe pornografisë.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.
Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.