Zbardhet pas 3 vitesh atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, arrestohen bashkëpunëtorët, zbulohen rolet e tyre (EMRAT)

0

Zbardhet atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori dhe Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur ngjarjen e tre viteve më parë ku përveç Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilajt, për ngjarjen janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se janë zbardhur të gjitha rolet e personave që janë përfshirë në këtë ngjarje, duke filluar nga organizatorët, porositësit, qitësit dhe personat që kanë marrë pjesë. Me urdhër të gjykatës së Posacme për këtë ngjarje janë arrestuar Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Decka.

Ndërkohë Plaurent Dervishaj se bashku me Redjan Rrahjan vijojnë të jenë në kërkim ende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu