Zbardhet tentativa për vrasje në Devoll/ 62-vjeçari qëllon me sëpatë një të moshuar, i lënduari ‘e mbulon’: U rrëzova!

0

DEVOLL- Zbardhet ngjarja e ndodhur dje në fshati Menkulas. 62-vjeçari, Vasil Babinis, që goditi me sëpatë një të moshuar në Devoll është vënë në pranga, disa orë pas hetimeve të Policisë së Shtetit. Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, më pas u bë me dije se 73-vjeçari, Vasil Begolli banues në fshatin Menkulas, fillimisht ka deklaruar në polici se ishte rrëzuar në oborrin e banesës së tij.

Por pas hetimeve rezultoi se i moshuari është goditur në kokë me sëpatë nga 62-vjeçari, i cili u vendos menjëherë në pranga. Ndërkohë që Begolli u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e sherrit mes të dyve që ka sjellë edhe tentativën për vrasje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Devoll | Finalizohet operacioni policor i koduar “Menkulas”. Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Menkulas, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të fortë (sëpatë), një 73-vjeçar. Falë veprimeve hetimore të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Bilishtit, kishte shkuar për ndihmë mjekësore një shtetas i dëmtuar në kokë, menjëherë kanë shkuar në spital, me qëllim verifikimin e rastit. Shtetasi i dëmtuar Vasil Begolli, 73 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll, ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Falë hetimeve të thelluara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Menkulas”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se shtetasi Vasil Babinis, 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin Vasil Babinis, 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu