Zbërthehet i penduari: Si e përgatita bombën që vrau Vajdin Lamajn

0

SPAK shpalli në kërkim Lulzim Berishën dhe Viktor Ymerin për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit me bombë me telekomandë vendosur në ashensor në vitin 2005 në Tiranë. I akuzuar për ngjarjen është edhe Emiljano Shullazi.

Akuzat ndaj tyre janë ngritur pas dëshmisë së njërit prej personave që ka përgatitur tritolin, me të cilin u vra Lamaj.

Luftar Reçi është zbërthyer për prokurorinë duke treguar se kush ia kërkoi përgatitjen e tritolit.

Ndër të tjera, në dosjen e siguruar nga abcnews.al, Reçi shprehet:

Ka qenë mesi i muajit shkurt të vitit 2005 kur Lulzim Berisha më ka marrë në telefon duke më pyetur nëse kishja më nga ato “nëntëshet” që janë tritol. Bëhej fjalë për një atentat që do të përgatitej ndaj hasmit tim në Dibër. Unë nuk e bëra këtë atentat pasi pash që ai kishte fëmijët me vete. …

Më tej, Reçi shprehet se minën e mori Indrit Taulllai dhe më pas dëgjoi se ishte vrarë Vajdin Lamaj. Në lidhje me këtë, Reçi shprehet se kishte telefonuar Lulzim Berishën, por ai i kishte thënë se për ngjarjen ka dijeni Indrit Taullai.

Reçi deklaron po ashtu se gjatë bisedave në tavolinë, Indrit Taullai është krenuar me vrasjen e Vajdin Lamajt duke thënë se “pordhën e madhe e kishin bërë copë copë…“.

Në dëshmi, Reçi tregon se minën me telekomandë që u përgatit në një garazh e mori në dorë Emiljano Shullazi, i cili ishte bashkë me një vajzë.

I penduari i drejtësisë shpjegon edhe momentin se si është vënë në kontakt me grupin e Lulzim Berishës.

“Kishim një marrëveshje me Lulin, Lentin (Plaurent Dervishaj dhe Indritin. Unë shkoja çdo ditë në Durrës dhe i takoja ata. Marrëveshja ishte se unë do të ndihmoja në vrasjen e Klodian Saliut dhe ata do të vrisnin hasmin tim“, tregon ai.abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu