Zbrazet Universiteti i Shkodrës: emigrimi dhe lëvizjet demografike ulin numrin e studentëve

0

“Zhurmës që bëhet për në Universitetin e Shkodrës më duket e qëllimshme, e sajuar. Gjendja që ka universiteti i Shkodrës e kanë dhe Universitetet e tjera.”

Anëtari i senatit, profesor Arben Prendi thotë se situata është e njëjtë kudo dhe shkaqet tashmë janë të njohura.

Tjetër shkaktar i kësaj situate është ligji i arsimit të lartë që sipas pedagogut Prendi duhet me urgjencë të rishihet.

“Një nga përgjegjësitë e qeverisë, ministrisë së Arsimit ndër vite ka qenë që të hartojë një strategji kombëtare për zhvillimin e arsimit të lartë në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet nevojave dhe zhvillimit të vendit. Sigurisht ka nevojë për debat, diskutime, për të gjetur ato pikat e dobëta ku janë dhe si mund të zgjidhen problemet. Në aspektin akademik dhe ligjor ka ardhur koha që të përmirësohen disa nene që ne mendojmë se cenojnë autonominë e universiteteve.”

Të vetmet degë që nuk po njohin krizë janë ato të mjekësisë ku kuotat i kanë plotësuar thuajse plotësisht që në fazë të parë.

“Vazhdon të jetë më e kërkuara përsa i përket preferencave të maturantëve. Kemi të regjistruar në programin e infermierisë nga 100 kuota që janë brenda vendit, janë regjistruar 93 studentë,” tha Emiljano Pjetri, drejtues i departamentit infermierisë.

Universiteti Luigj Gurakuqi rezulton vitet e fundit të ketë njohur një përgjysmim të numrit të studentëve dhe deri më sot ka munguar një analizë e thellë për të ndryshuar situatën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu