Studim: “Sa më e plakur të jetë fuqia punëtore, aq më shpejt do të na “pushtojnë” robotët”

0

Sipas një studimi amerikan, përdorimi i robotëve dhe zëvendësimi i punëtorëve me makina “inteligjente” është më i shpejtë në ato vende ku popullsia plaket më shpejt.

Hulumtimi lidh për herë të parë shpejtësinë e automatizimit të një ekonomie me zhvillimet demografike dhe veçanërisht me rritjen e përqindjes së njerëzve të moshuar në popullatën e përgjithshme, gjë që rezulton në mungesë të stafit të përshtatshëm për punë.

Testamenti i princit Filip do të mbahet sekret për 90 vite, për të mbrojtur “dinjitetin” e Mbretëreshës
Me fjalë të tjera, gjithnjë e më shumë robotë po vijnë për të mbushur boshllëqet e punonjësve në një fuqi punëtore në plakje.

Sipas studimit, “plakja çon në automatizim më të madh (industrial), sepse krijon mungesë të punëtorëve të moshës së mesme të specializuar në prodhim”.

Studimi, nga profesorët e MIT Daron Atzemoglou dhe Pasquel Restrepo i Universitetit të Bostonit, i botuar në The Revieë of Economic Studies, sipas Reuters, analizoi të dhënat nga 60 vende , ku gjen një korrelacion të qartë midis plakjes së fuqisë punëtore (proporcioni i punëtorëve mbi 56 krahasuar me 21-55 ) dhe përdorimin e robotëve, veçanërisht në industri.

A mund të udhëtojmë në Europë nëse jemi vaksinuar me Sinovac? Tomini: Mbi 9 vende të BE-së njohin vaksinën kineze
Studiuesit vlerësojnë se vetëm faktori i moshës shpjegon të paktën një të tretën (35 %) të ndryshimeve midis vendeve për sa i përket shpejtësisë së adoptimit të robotëve dhe revolucionit të katërt industrial në përgjithësi, si dhe dallimet e një të pestës (20 %) në importet e robotëve.

Sa më shpejt të plaket fuqia punëtore e një vendi, aq më shumë tenton t’i drejtohet automatizmit dhe pajisjeve “inteligjente”.

Kështu, vende të tilla si Japonia, Koreja e Jugut dhe Gjermania, ku popullsia punëtore po plaket me shpejtësi, janë ndër ato që po adoptojnë me shpejtësi robotët.

Nuk është rastësi që një nga 15 kompanitë kryesore robotike në botë, janë me qendër në Japoni dhe Gjermani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu