TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e cila u mblodh një ditë pas anëtarësisë së re. Kryesocialisti, Edi Rama u ka kërkuar anëtarëve angazhim dhe të zbresin në bazë, duke ndezur kështu motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Mbledhja e Kryesisë së PS-së ka nisur rreth orës 18:30, ndërkohë që para nisjes së saj, Edi Rama zhvilloi një takim me grupin e parë që ka aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”. Ai tha se kjo platformë është vendosur në qendër të procesit së PS për zgjedhjet 2025 duke shtuar se përmes kësaj platforme do të evidentojnë kandidatura që mund t’i përzgjedhin në listën për deputetë.