Zbriti nga jahti të shuante flakët në Sazan, turisti turk: Kërkoni ndihmë, Italia mund të sjellë helikopterë

0

Me bidon në dorë, dy shokët shkuan dhe shuan zjarrin në një pemë.

Dy turistë turq kanë zbritur nga jahti i tyre dhe kanë ndihmuar me aq sa munden për të shuar flakët në ishullin e Sazanit që prej 2 ditësh është përfshirë nga zjarri. Me bidon në dorë, dy shokët shkuan dhe shuan zjarrin në një pemë,

“Kërkoni ndihmë. Italia mund të sjellë helikopterë për çështje orësh. Jemi të shokuar. Këtë problem kishim dhe vjet në Bodrum. U zhduk gjithçka, pemët gjithçka. Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë. Ne jemi njerëz prandaj,”-tha një prej tyre, por nuk u identifikua për mediat.

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e kaluar. Zjarri vijon të jetë aktiv prej thuajse 24 orësh dhe deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri. Kjo pasi dy helikopterët që Shqipëria ka në dispozicion për raste të tilla janë në servis që nga muaji shkurt. Në Sazan janë shënuar edhe shpërthime të municioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu