Zbulim tronditës/ Punonjësit e varrezave hiqnin trupat e mëparshëm dhe shisnin varre

0

 

Tre punëtorë të varrezave në Kalabri janë arrestuar nga policia pasi akuzoheshin për heqjen e paligjshme të trupave nga varret për t’i zëvendësuar me kufoma të reja, në kohën kur vendi lufton me mungesën e hapësirave për varrim.

Sipas hetuesve, personat dyshohen se kërkonin para nga të afërmit e të ndjerëve për t’iu gjetur një vend në varrezat lokale në Tropea, një qytet turistik bregdetar pranë Vibo Valentia.

Mungesa e hapësirave për varre është bërë një emergjencë serioze, veçanërisht në Italinë e Jugut, ku arkivolet e të vdekurve ndonjëherë qëndrojnë të grumbulluara në depo për një kohë shumë të gjatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu