Si rezultat i operacionit policor të koduar “Territori i pastër” janë zbuluar disa ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në dy fshatra të Krujës.
Rreth 1150 bimë kanabis janë gjetur në fshtin Bruz Mal dhe në fshatin Shkretë.
Një pjesë e këtyre bimëve kanabis u sekuestruan dhe pjesa tjetër u asgjësua përmes djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.