Zbulohen anëtarët e Bordit të Transparencës për naftën e jo vetëm

0

“Inside Story” për herë të parë bën publike listën e plotë të emrave që formojnë bordin e transparencës që përbëhet nga 12 anëtarë. 7 prej të cilëve vijnë nga radhët e institucioneve shtetërore dhe 5 janë përfaqësues të shoqërive hidrokarbure.

Ministrja e Financave dhe ekonomisë, Dalina Ibrahimaj është në cilësinë e kryetarit të bordit. Anëtarë të tjetër janë ministrja përgjegjëse për hidrokarburet, Belinda Balluku, drejtori i përgjithshëm i tatimeve Ceno Klosi, drejtori i përgjithshëm i doganave Gent Gazheli.

Gjithashtu, në nivel të lartë drejtuesish nga këto dy ministri janë Niko Lera nga financat dhe Enea Karakçi dhe Ilia Gjermani nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nga shoqëritë e hidrokarbureve janë tre përfaqësues nga shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe dy nga ato të tregtimit me pakicë. Përkatësisht janë: Sezar Beqaj, Artur Llogoni, Agron Bulku, Gerian Kuqi dhe Saimir Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu