Zbulohen dhe 3 bashki, ja kush do jenë kandidatët e Alibeajt për zgjedhjet lokale

0

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon primaret për të përcaktuar kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se emrat e PD-së janë tashmë të përcaktuar pasi janë votuar nga anëtarët që më herët.

Më herët u bë publik emri i Agron Kapllanaj, i cili do garojë për bashkinë Mallakastër, janë mësuar dhe kandidatët për disa bashki të tjera.

Kështu, për bashkinë Kuçovë, ku do të garohet me Ilir Koxhaj, me profesion bankier. Në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me ish-kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.

Ndërkohë ende nuk janë bërë publik emrat për bashit e mëdha si Tirana, Durrësi, Elbasani apo Shkodra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu