Zbulohen përgjimet/ Përparimi i lutet Kristinës pak ditë para vrasjes: Dua të flas 2 minuta me ty

0

 

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e dy motrave Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit që u ekzekutuan më 31 Dhjetor nga Përparim Ademi, i dashuri i të dyjave. Ditën e sotme gjatë një emisioni televiziv u publikuan disa përgjime bisedash telefonike mes Kristinës dhe Përprimit, pak ditë para vrasjes. Në përgjim dëgjohet se si Përparimi i kërkon Kristinës ta takojë dhe të flasë me të, por kjo e fundit e refuzon, duke i thënë që nuk do të flasë në asnjë mënyrë me të.

Përgjimi:

Kristina: Ça do, për ça merr në telefon, si e ke hallin?

Përparimi: Mirmëngjes

Kristina: Gjes Gjess, hë ça ka?

Përparimi: Po ça do ketë, të pashë që ishe zgjuar e të mora

Kristina: E ça do ti?

Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty dhe asgjë tjetër

Kristina: Absolutisht, as edhe një gjë

Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi

Kristina: Jo fare

Përparimi: Po dua të flas me ty mi Vera, po pse nuk pranon, ku të duash ti, afër shtëpisë

Kristina: Ore nuk dua fare, fare

Përparimi: Mirë, mirë, do që të flasim në mesanger

Kristina: Hape pak mesanger-in ça ke me më thënë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu