Zbulohet arsyeja e debatit mes Albert Krasniqit dhe të atit, dedikimi i bërë për vajzën pak orë para se të vritej (Foto)

0

 

Mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Albert Krasniqit në Prishtinë pasditen e sotme nga babai i tij Skënder Krasniqi.

Albert Krasniqi ishte një person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimet e arsyeshme për dhunë në familje. Dorëzimi i tij në polici ka shërbyer si pikënisje e debatit të sotëm mes tij dhe babait që përfundoi në mënyrë tragjike.

Refuzimi i viktimës për t’u dorëzuar në polici ka bërë që ai të sulmojë fillimisht të atin dhe më pas përdorimi i armës së këtij të fundit solli dhe vdekjen tragjike.

Para 7 orësh i ndjeri e kishte postuar një fotografi të vajzës së tij në rrjetin socia Instagram, e cila shfaqej e ulur në zyrën, teksa mbi foto shkruante: Dashuria e babit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu