Zbulohet arsyeja e shkarkimit të 22 oficerëve të Vlorës/ Parcela me kanabis në terren

0

Me urdhër të ardhur nga Tirana, 22 oficerë, mes tyre dhe shefa, janë në shkarkuar nga puna. Pas operacionit të bërë me dronë, që kontrollonin nga toka dhe ajri, u evidentuan parcela me kanabis, në fshatrat Bolenë dhe Vërmik të Vlorës. Për pasojë u arrestuan dy kryepleqtë e fshatrave D. M., 69 vjeç dhe K. Ll., 47 vjeç.

Në pranga ra edhe inspektori i zonave të mbrojtura në Bolenë I. Gj., 64 vjeç.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar territorin dhe nuk kanë dhenë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu