Zbulohet autori i plagosjes me thikë në Dhërmi, arrestohet 46 vjeçari (EMRI)

0

Qirjako Hita është autori i plagosjes me thikë të 31 vjeçarit S.Xh i cili u paraqit në spital mëngjesin e ditës së sotme. 46 vjeçari është prangosur nga policia dhe zbulohet se motivi i sherrit që përfundoi në plagosjen e 31 vjeçarit kishte qenë një konflikt për motive të dobëta.

Njoftimi i Plotë

Himarë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në Dhërmi, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasi Qirjako Hita, i cili mëngjesin e sotëm, pas një konflikti për motive të dobëta, në Dhërmi, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Xh., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. H., 46 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu