Zbulohet emri i vajzës së Kiarës dhe Luizit? / Pak ditë para lindjes së bebit, fansat kapin detajet dhe i bëjnë suprizën çiftit!

0

Luizi dhe Kiara brenda pak ditësh do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa dje ka postuar një video teksa ishte duke bërë gati valixhen e maternitetit.

Kurioziteti i rrjetit është shumë i madh edhe për emrin që çifti ka zgjedhur për bebushen e tyre, një detaj të cilit Kiara e ka ndarë e ftuar në “Cherry on Top”.
Moderatorja tha se nuk pëlqen emrat e gjatë, ndërsa emri i bebit Ejlli do të fillojë me L. (një kërkesë kjo e Luizit.)

Menjëherë pas këtij detaji, rrjeti u vu në lëvizje duke kapur detajet. Së pari, varësja që Kiara mbante në qafë gjatë intervistës – një hënë e madhe plot shkëlqim, e duke qenë se emri i vajzës do të fillojë me L, menjëherë nisi të aludohet se emri është Luna.

Jo vetëm kaq, por detaji me emrin ‘Luna’ gjendet edhe në videoklipin e këngës së fundit të lancuar nga Luiz Ejlli, “Kce”. Gjatë një momenti në klip, Luizi shfaqet duket kërcyer, ndërsa pas tij shihet emri Luna.

Menjëherë pas këtyre detajeve, fansat e çiftit kanë krijuar një këngë të titulluar LUNA , si dhuratë për Luizin, Kiarën dhe bebin e tyre

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu