Avokatët e Berishës kanë kërkuar ditën e sotme në gjykatë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka .
Për arsye të kërkesës së avokatëve është shtyrë gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se gjyqtarja Rudina Palloi do shqyrtojë rastin për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Kjo e fundit është përcaktuar nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.