TROPOJË- Zbulohet identiteti i të plagosurit në Tropojë. I plagosur ka mbetur Din Qeleposhi, 61 vjeç.
61 vjeçari është dërguar në spitalin e Gjakovës për mjekime dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërrtur në vendin e ngjarjes e sipas saj ngjarja është aksidentale.
Një grup shokësh teksa po festonin në pije e sipër ka shkrehur armën aksidentalisht, kjo sipas vëzhgimit të kameravë të sigurisë.
Grupi prej gjashtë personash janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Policinë e Tropojës.