Zbulohet kolonia e lashtë e fundosur në brigjet e Australisë, dikur me qindra mijëra banorë

0

Pak e shumë si legjenda e qytetit të humbur të Atlantis, studiuesit kanë hasur një koloni gjigante njerëzore në brigjet e Australisë që besohet se më parë popullohej nga qindra mijëra banorë.

Punime të shumta artizanale dhe shenja të jetës njerëzore u zbuluan në veri të brezit detar Sahul, në rajonin verior australian Kimberley sipas një studimi të publikuar në rrjetin Quaternary Science Reviews.

Toka tashmë e fundosur i përkiste më parë një ekosistemi të lulëzuar të epokës së vonshme Pleistocene sipas studiuesve, e cila daton deri në 2.5 milionë vjet më parë, shkruan Express.co.uk.

Masa e tokës që më parë besohej se ishte shkretëtirë, ka pasur gjithashtu liqene me ujë të kripur e të ëmbël, dhe një dalje të gjerë në det, në një ekosistem ku banonin 50,000 deri në 500,000 nejrëz.

Studiuesit spekulojnë se masa mund të ketë shërbyer dikur si një urë që njerëzit të vinin në Australi, para se vendi të kthehej në ishullin kontinent që njohim sot.

Toka është fundosur rreth 12,000 deri 9,000 vjet më parë gjatë dy periudhave të rritjes së nivelit të deteve.

“Kjo shkaktoi largim të popullatës njerëzore, sipas zbulimeve në vendet arkeologjike”, shkruajnë studiuesit.

Ata që hynë në arqipelag do të bëheshin eksploruesit e parë që vinin nga Wallacea, dhe krijuan një mjedis të ngjashëm me komunitetet ekonomike bregdetare, duke u përshtatur në pjesën tokësore të Sahul, thonë studiuesit duke shtuar se po punojnë për të zbuluar historinë e kolonisë së humbur dhe për të rindërtuar relievin e saj të dikurshëm.

“Mbetjet kontinentale tashmë të fundosura luanin rol të rëndësishëm në përhapjen e njerëzve të hershëm nëpër botë”, shtohet në studim.

“Shtimi i arkeologjisë nënujore në Australi kontribuon në hartimin e emigrimeve të hershme të njerëzimit në epokën e vonshme Pleistocene.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu