Zbulohet një “shtëpi bari” në Dimal të Beratit, policia shoqëron 5 persona

0

BERAT- Policia ka zbuluar mbrëmjen e sotme një banesë në të cilën kultivohej kanabis. Ajo ndodhet në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

Nga burimet paraprake mësohet se policia ka shoqëruar pesë persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati. Një prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kultivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu