Pajisja që shihni në foto është gjetur në qelinë e burgut ku qëndron Admir Tafili. BW ka publikuar foton që tregon pajisjen, e cila u gjet në qelinë nr.4 ku qëndron Tafili.
Ky i fundi, i akuzuar për disa ngjarje të rënda kriminale, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Admir Tafili e kishte shndërruar modemin për kanalet që kapte stacionet televizive, në një pajisje për të bërë video call dhe telefonata me jashtë.