Ministria e Mbrojtjes e akuzon si zjarrvënës ndërkohë që ai është zjarrfikës, e jo një person i panjohur por Luan Kapaj. Ky i fundit është i njohur për heroizmin e tij duke shpëtuar disa njerëz në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po ndizte një zjarr të kontrolluar.
Ministria e Mbrojtjes është e “etur” për të gjetur një shkaktar për zjarrin që ka pushtuar ishullin e Sazanit, por s’dihet pse. Sot, në të gjithë mediat online është shpërndarë një video ku duket një person sipas Ministrisë vë zjarrin në një zonë tyë pyjëzuar në zonën e Sazanit. Ministria e Mbrojtjes e akuzon si zjarrvënës ndërkohë që ai është zjarrfikës, e jo një person i panjohur por Luan Kapaj. Ky i fundit është i njohur për heroizmin e tij duke shpëtuar disa njerëz në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po ndizte një zjarr të kontrolluar. Madje, kjo video e dërguar gazetarëve privatisht, thuhet se Policia gjoja ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar autorin apo autorët e kësaj zjarrvënnie që mori përmasa të mëdha. Por ka pasur një problem që Dosja.al e ka reflektuar edhe në shkrimin e parë, si ka mundësi që dikush e filmon “piromanin”, por nuk e ndalon? Përgjigjia paska qenë më e thjeshtë seç mendohej…