Historia më poshtë është ajo e një gruaje që e rrahu të dashurën e partnerit dhe më pas u largua tek e ëma.
“Telefoni i partnerit ishte me kod. Por asnjëherë nuk kam menduar se përse i duhej kjo siguri, kur midis nesh nuk kishte sekrete. Ne të dy kemi dy vajza dhe vija duart në zjarr se burrat e të tjerave e tepronin, por jo i imi. Mund të them se ishte një aktor i mirë për disa vite derisa zbulova lidhjen jashtë martesore”, kështu e nis rrëfimin A. K, një 48 vjeçare që përfundoi në komisariatin numër tre mbasi goditi R. V. një 26 vjeçare nga Fieri dhe me profesion parukiere. Historia 6 vjeçare u zbulua krejt rastësisht nga nëna e dy vajzave që nuk kishte konstatuar dh as nuhatur luhatje në marrëdhënie e madje ndihej grua e lumtur.
“Në një nga ditët kishte harruar Facebook hapur në laptopin e vajzës sonë të madhe. Mbase nuk kishte klikuar sign out. Po klikoja për të kryer një porosi on line, kur pashë llogarinë e burrit. E hapa. Ajo ditë ishte befasuese. Ai kishte flirt me një vajzë të re, që e komplimentonte, pastaj në muajt vazhdues ata ishin afruar, dhe më pas komunikimi i tyre në inbox ndërpritej. Në Facebook njoha një burrë tjetër, që nuk ishte bashkëshorti që kam, i cili sillej me këtë vajzë sikur asnjëra nga në të tria nuk ekzistonim”.
I matur në veprime, tradhtari kërkon takim me të renë dhe më pas historia e tyre konsolidohet.
“Ky zbulim ishte i tmerrshëm dhe ndaj vendosa të hakmerrem. I gjeta adresën, me durim bëra edhe unë planet e mia dhe një ditë mbasi hyra si kliente e madje ajo më krehu duke u dridhur, e rraha në sy të kursanteve”. Nga ana e saj, parukieria vrapoi në polici me pretendimin se ju dëmtua imazhi dhe biznesi duke thënë “Është një grua që duhej të merrej me të shoqin dhe jo me mua”.