Ballina BOTA Zbuloi se e dashura e tij punonte në kazino, bën “namin” me...

Zbuloi se e dashura e tij punonte në kazino, bën “namin” me armë duke e kërkuar

0

Turqi/ Muhammed M., i cili shkoi në një kazino me miqtë e tij në Denizli për t’u argëtuar, u trondit kur pa të dashurën e tij Rümeysa, e cila punonte aty.

Kur mësoi se e dashura e tij punonte në vendin e alkoolit, Muhammed M. u zemërua dhe donte ta merrte vajzën e re nga vendi me forcë, por që hasi në rezistencën e pronarit të kazinos. Nisur nga kjo Muhammed M. me 7 shokët e tij u kthyen në vendngjarje, me një armë gjahu.

Kur grupi i zemëruar filloi të gjuante rastësisht, brenda në kazino kishte njerëz.

Përleshja me armë midis grupit të Muhammed M dhe pronarit të kazinos vazhdoi mes largimit në panik të punonjësve dhe klientëve.

Pronari dhe 2 punonjës të vendit, të cilët u plagosën në konfliktin e armatosur, u transferuan në spitale me ambulanca.

Ekipi i Hetimit të Krimit të Xhandarmërisë (JASAT), i cili shqyrtoi regjistrimet e kamerave të sigurisë në vendin e punës, filloi punën për kapjen e të dyshuarve. Si rezultat i operacionit të organizuar 6 nga 8 të dyshuarit e përfshirë në incident u kapën dhe u dërguan në gjykatë.

Mësohet se puna vazhdon për arrestimin e Muhammed M. dhe Zeyni K, të cilët janë të dyshuarit kryesorë të incidentit.

Muhammed M, një nga të dyshuarit e kërkuar, ka 5 dosje penale për krime të tilla si “Krime të vrasjes, plagosje me dashje, plaçkitje dhe heqje lirie” shkruajnë mediat turke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu