Zbuloni çfarë tregojnë rrudhat e ballit për shëndetin e zemrës

0

Sipas një studimi të fundit të prezantuar në Kongresin e Kardiologjisë në Monako të cilit i referohet AgroWeb.org, sëmundjet kardiovaskulare japin shenja të hershme. Këtu futen edhe rrudhat që ju shkaktohen në ballë, pavarësisht atyre që shkaktohen me kalimin e moshës. Mjekët thonë se ka dy lloje rrudhash, pra ato të moshës që janë normale deri në momentin kur fillojnë e bëhen më të thella që është dhe lloji i dytë. Sa më të thella të jenë rrudhat e ballit aq më i madh është rreziku i prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për të arritur në këtë përfundim, mjekët morën nën studim 3.200 të rritur ndërmjet moshave 32, 42,52 dhe 62 vjeç. Këtyre personave iu mat fillimisht thellësia e rrudhave të ballit, të cilat në masën 2-3 konsideroheshin si rrudha të thella. Ky grup u ndoq nga mjekët për 20 vite rresht me analiza periodike të shëndetit të zemrës dhe organizmit. Në përfundim të këtij studimi u pa se, personat të cilët fillimisht kishin pasur një numër më të lartë të rrudhave dhe thellësisë së tyre, rreziku i dëmtimeve në zemër ishte 10 herë më i lartë. Gjithashtu numri i vdekjeve ishte më i madh ndër këta persona.

Përse ndodh kjo
Sipas mjekëve rrudhat e thella të ballin janë tregues të kolesterolit të lartë në gjak dhe hipertensionit. Kolesteroli i keq në gjak mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza apo bllokim arteriesh, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës. Këto rrudha kur janë shumë të thella, janë shenja e parë e dëmtimit të edhe të enëve të gjakut. Kjo pasi tregojnë që ato kanë nisur të bllokohen dhe plaken para kohe.

Ekspertët këshillojnë që të kujdeseni gjithnjë për të mbajtur nivelin e duhur të kolesterolit në gjak. Në këtë mënyrë do të mbani larg rreziqe të ndryshme që mund të vijnë prej tij. Mundohuni të limitoni yndyrnat e këqija nga dieta juaj e përditshme. Pushoni dhe flini të paktën 8 orë dhe largoni stresin./AgroWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu